Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Futbolli duhet të bashkojë njerëzit", në ndeshjen e moshave jepet mesazhi i rëndësishëm kundër dhunës (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme është luajtur sfida e javës së 6-të të Kategorisë së Parë për moshat U-19 e Grupit B, Oriku-SH.S.Pepa. Një takim i luajtur në Vlorë, në fushën stërvitore të Flamurtarit dhe që është mbyllur me fitoren e skuadrës vendase 4-0.  Gola u shënuan nga Mazaj që bëri dopietë, Mezini, dhe Veshaj.

 Por e veçanta e kësaj ndeshje nuk ishte rezultati apo loja që u zhvilluar në fushë, por gjesti i skuadrës vendase ndaj atyre të Pepës. Duke qenë se në javën e kaluar lojtarët e Orikut U-19, pas ndeshjes në Sarandë pësuan dhunë nga futbollistët dhe tifozët kundështarë, vendosën që sot para fillimit të takimit t'u dhuronin lule. Një mesazh që futbolli duhet të bashkojë njerëzit dhe jo t'i ndajë, gjithashtu dhe një mesazh për ndalimin e dhunës.

"Stop dhunës te fëmijët ,futbolli duhet t'i bashkojë fëmijët, thanë njëzëri futbollistat dhe trajnerët e të dyja skuadrave".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga