Sindikata e Futbollistëve prej ditësh ka ndërmarrë një nismë për të ndihmuar lojtarët shqiptar që kanë probleme finanaciare nga ndalesa e futbollit prej covid-19.
Në një letër të publikuar në faqen zyrtare, Sindikata i shkruan Qeverisë që të ndihmojë lojtarët e Kategorisë së dytë pasi janë përjashtuar nga ndihmat e shtetit, por edhe nga FSHF-ja që vendosi të paguajë vetëm klubet private dhe jo ato që menaxhohen nga Bashkitë.
Lojtarët që luajnë në Kategorinë e Dytë nuk kanë një kontratë profesioniste e për këtë arsye nuk paguhen kur nuk ka futboll. Një gjë e tillë ka bërë që Sindikata duke parë mos reagimin e Federatës shqitpare t’i drejtohet shtetit shqiptar me një letër.


Galeria fotografike ()
Poll