Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF-ja ndryshon axhendën e SUPERIORES, Kupa e Shqipërisë spostohet për në... verë

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF-ja ndryshon axhendën e SUPERIORES, Kupa e Shqipërisë

Axhenda e Kupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Superiores është ndryshuar. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar në kanalin zyrtar se sfidat e turit çerekfinal do të luhen në 3 prill, takimet gjysmëfinale në 24 prill, ndërsa finalja në 2 qershor.

Ndërkohë bëhet me dije që java e 36-të e Superiores është zhvendosur për t'u luajtur në 29 maj. Më poshtë njihuni me njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit:

"Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë disa modifikime të kalendarit të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë, pas një jave ndërprerje të aktivitetit futbollistik.

Ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më datë 3 Prill.

Ndeshjet gjysëm finale do të zhvillohen në 24 Prill dhe 8 Maj 2019.

Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019 do të zhvillohet ditën e dielë më datë 2 Qershor.

Java e 36-të e Kategorisë Superiore, e planifikuar për tu luajtur më datë 25 Maj do të zhvendoset për datë 29 Maj", ishte lajmërimi për ndryshimin e axhendës në Kupën e Shqipërisë dhe Kategorinë Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga