Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF-ja ndryshon axhendën e "klasikes" së Superiores, ja kur do të luhet Skënderbeu-Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF-ja ndryshon axhendën e "klasikes" së Superiores, ja kur

Ditën e nesërme do të luhet një "klasike" e Kategorisë Superiore. Skënderbeu pret në shtëpi Partizanin. Kjo do të jetë ndeshja e javës së 19-të të kampionatit dhe e para pas përfundimit të pushimeve dimërore dhe pas përfundimit të fazës përgatitore.

Kjo sfidë ishte parashikuar të luhej në të premten në orën 18:00, mirëpo FSHF-ja ka ndryshuar orarin, duke e afruar vetëm 60 minuta. Takimi do të luhet nesër në orën 17:00.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë zyrtare e këtyre skuadrave për këtë sezon, pasi pak ditë më parë kanë luajtur në turin e dytë në Kupën e Shqipërisë. Skënderbeu luajti në transfertën e Besëlidhjes, kurse Partizani në Fushë-Krujë përballë Kastriotit.

Përsa i përket këtij sezoni aktual, deri më tani këto skuadra janë përballur dy herë në Superiore. Kampionët në fuqi të vendit kanë arritur t'i fitojnë të dyja ndeshjet. E para, në Korçë, është fituar me rezultatin 1-0 me një gol të shënuar nga Gjergji Muzaka. Kurse në "Selman Stermasi", "ujqërit" fituan 0-2 me golat e shënuar nga Muzaka dhe Dejvi Bregu. Mbetet për t'u parë si do të përfundojë takimi i nesërm.

Deri më tani, në 18 ndeshje të luajtura, Partizani kryeson kampionatin me 37 pikë, kurse Skënderbeu renditet në vendin e 4 me 30 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga