
Fondi i dhënë nga UEFA për futbollin shqiptar ka ngjallur debat në vendin tonë. Ashtu siç ishte thënë dhe më parë, një pjesë e të ardhurave do të shkojë për stadiumin e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër do të menaxhohet nga FSHF-ja sipas nevojave që do të ketë futbolli ynë.
Për këtë ka reaguar klubi i Lushnjës që i ka kujtuar Armand Dukës “Roza Haxhiun”, stadium në të cilin s’vihet dorë prej vitesh. Përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruhej: “UEFA jep mbi 4 milionë euro për futbollin shqiptar, ndërsa Federata ja çon Kukësit që t’i bëjë stadiumin e ri. Ndërsa për ne FSHF-ja e Dukës as që e kthen kokën. Made in Albania”.
Poll