Partizani do të luajë kundër Kukësit në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Kjo sfidë është përcaktuar të zhvillohet të premten nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa klubi i kuq ka publikuar në faqen zyrtare në facebook se do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00.
Kjo ka bërë që tifozët të mos dijnë realisht se kur do të zhvillohet ky takim deçiziv për titullin kampion në këtë sezon futbollistik. Njoftim i ri pritet në orët në vazhdim për sa i përket ditës së kësaj supersfide.