Stadiumi “Elbasan Arena” është në pritje të takimit të parë të Europa League, ndërmjet Partizanit dhe Sllovan Bratislavës. Drejtuesit e saj kanë testuar tabelën elektronike të stadiumit, në mënyrë që ndeshjen e nesërme mos të ketë asnjë suprizë. Sllovakët e Sllovan Bratislavës, kanë mbërritur mesditën e sotme në Shqipëri. Më pas janë drejtuar drejt stadiumit “Elbasan Arena”, për të bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme me skuadrën e Partizanit. Ata kanë postuar në faqen e tyre zyrtare disa foto nga seanca stërvitore e sotme në stadiumin e Elbasanit. Sllovakët duken optimistë për ndeshjen e nesërme, por gjithçka do ta tregojë fusha e lojës.