Myrto Uzuni është transferuar në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit, mirëpo "gjurmët" ku ka shkelur në Shqipëri padyshim që kanë mbetur në memorien e të gjithëve. E fundit që jep një urim special është Apolonia e Fireit në një postim në rrjetin social "Facebook".
Kujtojmë që Uzuni ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Superioren, por në veçanti për Laçin, ku me golat e tij i ka dhënë shumë ekipit kurbinas. Mjaftojmë të kujtojmë ndeshjen e fundit në Korçë ndaj Skënderbeut, ku bardhezinjtë u kthyen me një pikë dhe goli u shënua nga Uzuni.
Poll