Jasir Asani nuk ishte në ditën e tij më të mirë në ndeshjen ndaj Kukësit. Sulmuesi i kuq u zëvendësua që në minutën e 49-të të pjesës së dytë nga trajneri Lerda dhe në vend të tij u aktivizua Bardhi. Pas paraqitjet së mirë ndaj Sherif Tiraspol ku shënoi dhe gol, Asani këtë herë ishte larg pritshmërive.
Nuk dihet nëse zëvendësismi i tij ishte për shkak ndonjë dëmtim apo zgjedhje teknike e trajnerit. Në mediat ditët e fundit ishte përfolur se në stadiumin “Elbasan Arena” do të ishin të pranishëm edhe disa skaut nga skuadra të ndryshme për të ndjekur paraqitjen e tij duke parë që ka zgjuar interesin e disa skuadrave në Europë. Tashmë ngelet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe më shumë. Me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram, Asani bërë ka dhënë një mesazh disi të koduar, por nuk dihen se cili është motivi i tij.
“Nëse do diçka qe kurrë nuk e ke pasur. Bëj diçka që kurrë nuk e ke bëre..!!”, shkruan Asani në postimin e tij.