Pas disa sezoneve të luajtura me Laçin, Gentian Selmani tashmë është pjesë e skuadrës së Menemesporit në Turqi. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, portieri shkruan edhe fjalët e para me ekipin e tij të ri.
Selmani falenderon presidenti, trajnerin dhe lojtarët për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë, dhe se do të punojë fortë për të bërë më të mirën nga klubi.
"I lumtur të jem pjesë e Mememensporit. Faleminderit presidentit, stafit, trajnerit dhe lojtarëve për pritjen e ngrohtë. Unë do të punoj shumë fortë dhe do të jap më të mirën për të nderuar klubin", shkruan shtatlarti.

Galeria fotografike ()
Poll