Ditën e sotme është luajtur java e 13 në Ipko Superliga e Kosovës. Një nga takimet e sotme ishte ajo mes Flamurtarit dhe Dritës. Një ndeshje e mbyllur me fitoren minimale të vendasve 1-0. Në këtë takim nuk munguan as tifozët nga të dyja skuadrat.
Tifozët e skuadrës mike, "Intelektualët", gjatë sfidës kanë shpalosur një banderolë për tifozin e vogël të Partizanit, Renis Muça të ndarë nga jeta pak ditë më parë. Një gjest për t'u vlerësuar nga tifozët e skuadrës kosovare, për tifozin e vogël.

Poll