Ditën e sotme është luajtur ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-0 për bardheblutë. Autorët e golave ishin Ngoo dhe Hoxhallari, të cilët i kanë dhënë një “dorë” të mirë drejt kualifikimit , megjithëse ende nuk ka përfunduar asgjë.
Gjithsesi në Vlorë janë të pakënaqur me këtë rezultat dhe me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruhet se nuk ecet para me mercenarë.
“Nuk shkohet para me mercenarë”, shkruhet në faqen e tifozëve.
Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh dhe mbetet për t’u parë nëse skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do arrijë të përmbys rezultatin e këtij takimi të sotëm në “Selman Stermasi”.