
Sonte në mbrëmje, Tirana dhe Partizani janë kthyer në Shqipëri ku kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit. Në një foto të mbërritur ekskluzivisht për newsport.al shihet qartë që trajneri i Tiranës, Mirel Josa i është bashkuar stafit të Partizanit, ku ka kaluar disa çaste me ta.
Josa qëndron në këmbë i qeshur teksa shkëmben batuta me drejtorin e të kuqve, Genc Tomorrin. Ndërkohë që tekniku i të kuqve, Sulejman Starova është i ulur duke pirë cigare.
Bashkë me ta ndodhen edhe zëdhënësi për shtyp Olsi Ranxhi, ndihmës trajneri Klevis Dalipi dhe Ildi Dajlani.
Poll