Tirana ende nuk e ka gjetur fitoren në kampionat në tre ndeshjet e para, ku ka marrë vetëm 1 pikë. Megjithatë padyshim që pika më e fortë e skuadrës janë tifozët, ata të cilët në çdo ndeshje, nuk ka rëndësi se ku luhet, janë aty për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, “Tirona Fanatics” vazhdojnë me lajmërimin për shpërndarjen e aboneve, duke u bërë kështu klubi i parë në Superligë që e bën diçka të tillë. Përsa i përket këtij fenomeni, në Kategorinë e Parë edhe Apolonia këtë sezon ka vënë në dispozicion të tifozëve abone.