Hygerta Sako me postimin e fundit në Instagram duket se e ka “tradhtuar” Partizanin. Kjo pasi bukuroshja e ekranit njihet si simpatizante e të kuqve, ndërsa në Instagram ka postuar një foto ku shkruan “Forca Vllaznia”.
Gjithçka duket në kuadër të shakasë. Fotoja e shkrepur është krah Meridian Ramcaj, ish-konkurrentit të Big Brother Vip që njihet si tifoz i Vllaznisë. Bashkë me moderatoren e sportit ndodheshin në studion e “Hëna apo Dielli”, rubrikë në emisionin “E Diell” të Top Channel.
Hygerta Sako dhe Meridiani po luanin një lojë, e cila i pa të dy në fund të bërë pis. Hygerta ka postuar në Instagram foton nga emisioni me shkrim: Pasi laparosëm njëri-tjetrin me xixa e miell, mbetëm prap miq. Forca Vllaznia.
