Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Tifozët në pararojë: Dhurata bardheblu për 100 vjetorin

Shkruar nga NEWSPORT

Viti 2020 do të jetë një vit i veëantë për klubin e Tiranës, të cilët do të festojnë 100 vjetorin e krijimit të klubit të tyre. Tek klubi bardheblu të gjithë janë duke u bërë gati për një nga eventet më të rëndësishëm të tyre, teksa stafi brenda klubi është duke u marrë me përgatitjet dhe surprizat, tashmë janë dhe tifozët ata që po ndërmarrin nisma në lidhje me eventin. Tifo-grupi i bardhebluve "Capital CREW" në lidhje me 100 vjetorin e klubit të Tiranës, kanë krijuar një set me artikuj të gjitha bardheblu, ku përfshihen bluze, stilolapsa, bllok shënimesh, e të tjera.

Njoftimi i Capital Crew:

NJË DHURATË BARDHEBLU!

Viti 2020 do jetë vit jubilar për tifozat e Tironës. Ky është kremtimi i 100 vjetorit të historisë së klubit bardheblu. Ne kemi sjellë një pako dhurate me logon e krijuar nga ne e cila përfshin:

-Bluze

-Stickera

-Bllok shenimesh

-Stirolaps

-Çakmak

Kjo pako vjen me çmimin 2500lekë(të reja)

Pakot i gjeni nga ky moment tek funclub-i jone "Capital Club" ne xhomllik.

Postimi i tifo-grupit "Capital Crew".
Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga