Teuta luan nesër ndeshjen e parafundit të kampionatit përballë Laçit në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët do tentojnë të marrin tre pikët për të vazhduar në objektivin Europë, të cilin e kanë shprehur hapur. Momentalisht Teuta mban vendin e 6, tre pikë larg vendit të katërt që të çon në Europë.
Sot ka qenë dhe dita e fundit e përgatitjeve në prag të sfidës, dhe ekipi duket mëse gati. Seanca stërvitore ishte e veçantë sepse u shokët uruan ditëlindjen e Sebino Plakut. Kujtojmë se Laçi e ka siguruar vendin e dytë dhe nuk luan për asnjë objektiv në dy ndeshjet e mbetura të kampionatit.
“Gezuar ditelindjen Sebino Plaku!
Djemtë e detit gati! Momente nga seanca e fundit stërvitore e Teutes në prag të ndeshjes së javës se 35-të me Laçin”, shkruan Teuta në rrjetet sociale.








