Lajme të mira për Tiranën. Taulant Seferi, Ngoo dhe Marsel Ismailgeci janë shëruar nga Covid-19. Që të 3 titullarët bardheblu ishin infektuar me virusin disa ditë më parë, ndërsa pas tamponit të radhës kanë rezultuar negativë dhe janë shëruar plotësisht.
Seferi dhe Ismailgeci kanë qenë të pranishëm në "Selman Stermasi" për të ndjekur nga afër ndeshjen e Kupës që bardheblutë luajtën ndaj Shkumbinit. Sfida u mbyll me rezultatin e thellë 6-0 për Tiranën që kalon kështu në turin tjetër të Kupës, ndërsa tani do të përqendrohen te ndeshja e kampionatit ndaj Teutës dhe Seferi, Ngoo e Ismailgeci me shumë mundësi do të jenë në fushë. Gjithashtu janë shëruar nga Covid-19 edhe përgatitësi atletik Kosta Jani dhe fizioterapisti Arzen Voci.
