Laçi ia doli të merrte një fitore të rëndësishme në shtëpi. Kurbinasit mposhtën 3-2 Kukësin, në një ndeshje tejet pozitive.
Kështu, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro merr vendin e dytë në rënditje me 20 pikë. Zëvëndëstrajneri, Klevis Hima ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon renditjen e re të Superiores, me laçjanët që janë fill pas Vllaznisë.
Ai shkruan: "Dikush po plas nga inati. Zoti ua shtoftë inatin. Para Laçi, poshtë inatçorët". Mesazh i qartë ky që i drejtohet direkt atyre që nuk i duan kurbinasit.

Poll