Finalja e Conference League do mbahet në Tiranë, më 25 maj ora 21:00. “Air Albania” do presë Romën dhe Feyenoord në stadiumin që pritet të jetë i tejmbushur me tifozë të të dyja skuadrave bashkë me shqiptarë.
Prej muajsh FSHF në bashkëpunim me aktorë të tjerë po punojnë që gjithçka të jetë në kufijtë e perfeksionit. Siguria ka qenë ndër prioritetet kryesor, por dhe stadiumi. Për këtë prej fundit të marsit, kur u luajt sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, asnjë ndeshje tjetër nuk është luajtur.
Fusha është në kushtet më të mira për luajtjen e një ndeshje futbolli. Më poshtë mund të shihni foton e fundit që ju tregojmë nga brenda stadiumit. Më 25 maj do jenë prezent personalitete të rëndësishme të botës së futbollit dhe më gjerë. Ky event do sjellë në Shqipëri dhjetëra mijëra turistë brenda ditës dhe do kthehet në ngjarje historike për Shqipërinë.
