Armando Sadiku na ka mësuar ta shohim duke festuar në fushë pas golave që realizon si me Kombëtaren ashtu edhe me skuadrat ku është aktivizuar.
Por, së fundmi, sulmuesi i Luganos ka postuar një foto në Instagram teksa duket në rolin e një kuzhinieri.
Me një thikë në dorë, syze dielli, kapelen e kuzhinierit dhe asortimentet për gatim, Sadiku duket se është gati për të shkrirë talentin e tij në një tjetër profesion, sigurisht vetëm për pak orë, pasi do t'i duhet të kthehet në fushën e blertë, aty ku di të 'gatuajë' gola të mrekullueshëm.
Poll