Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Stërvitja e fundit për Partizanin, ndeshje vendimtare për Franco Lerdën

Shkruar nga NEWSPORT


Partizani ka arritur në Tiraspol dhe është akomoduar në hotel "Rusia". Sot, në orën 19:00, sipas orës lokale, të kuqtë do të kryejnë edhe stërvitjen e fundit, sepse nesër do të zbresin në fushën e lojës për sfidën e kthimit (19:00).

Kjo ndeshje, do të jetë shumë vendimtare edhe për trajnerin Franco Lerda, të cilit duket se po i "lëkundet" stoli në krye të kampionëve të Shqipërisë. Eleminimi nga Qarabagu në Champions League, e më pas tjetër dështim edhe ndaj Sheriffit në Europa League, mund të çojë drejtuesit e klubit të Partizanit që të marrin një vendim për largimin e trajnerit. Gjithsesi gjithçka mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë.

Kujtojmë që në javën e parë, në "Selman Stermasi", Partizani u mund me rezultatin minimal 0-1 dhe tashmë do kërkojë përmbysjen e shifrave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga