Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Stadiumet bosh për tifozët, në Korçë tribunën e mbush... fushata

Shkruar nga NEWSPORT

Prej më shume së një viti, tifozët e të gjitha sporteve në Shqipëri e kanë të pamundur që të ndjekin nga afër skuadrat e tyre të zemrës. Duket se Covid-19 prek vetëm tifozët e futbollit, ndërsa paradoksi është se stadiumet janë duke u përdorur nga partitë politike pikërisht për fushatë elektorale.

Zgjedhjet e Përgjithshme në Shqipëri janë pas pak ditësh, teksa fushata është intensifikuar aqsa në stadiumin Skënderbeu në Korçë duket edhe tribuna e mbushur me mbështetës të një subjekti politik.

Në kushtet kur FSHF ka kërkuar që tifozët të kthehen në stadium me masat e duhura anti-covid, një gjë e tillë nuk është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria shqiptare. I çuditshëm është fakti se për fushata elektorale stadiumet hapen edhe pa distancim në disa raste, ndërsa kur është fjala për sportin stadiumet dhe pallatet e sportit kyçen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga