Ekipi korçar vijon përgatitjet në kuadër të kupave të Europës. Sot është zhvilluar seanca e radhës stërvitore te kompleksi “Tropikal” në Durrës nën drejtimin e trajnerit të ri, Andrea Agostinelit. Në skuadër duket që nuk mungon harmonia, ku korçarët do të mundohen të fitojnë titullin e shtatë radhazi. Skuadra do të niset të shtunën drejt Austrisë për një fazë përgatitore. Bardhekuqtë do të presin në Champions League skuadrën hungareze të Ferencvarosh, një ndeshje shumë e vështirë për ta, por që do të mundohen të rishkruajnë edhe një herë historinë, duke kaluar të gjithë raundet.