Sot, trajneri i Skënderbeut Ilir Daja feston 53 vjettorin e lindjes, duke e kthyer ambientin korçar në festë. Klubi bardhekuq, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, uron trajnerin për këtë ditë të veçantë të tij dhe shumë suksese nën drejtimin e skuadrës.
Në fakt, duhet theksuar se Skënderbeu i këtij sezoni është me të vërtetë surprizues, sepse në 8 ndeshje të luajtura, ka arritur të grumbullojë 13 pikë dhe renditet në vendin e 5-të, me vetëm 2 pikë larg kreut, që mbahet nga Teuta.
Dje, korçarët kanë bërë një tjetër ndeshje shumë pozitive me Kukësin në shtëpi, duke marrë një barazim 0-0, por me lojën e zhvilluar në fushë treguan se ndoshta meritonin më shumë se kaq.

Poll