Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Shkëlqeu dhe fitoi titullin me Tiranën, rikthehet në Shqipëri Agustin Torasa

Shkruar nga NEWSPORT

Agustin Torasa është rikthyer në Shqipëri për të shijuar bregdetin e Jugut në këto ditë të nxehta që kanë pushtuar vendin tonë. Mesfushori argjentinas ka bërë një postim në rrjetet sociale teksa shfaqet me familjen në plazh. Lojtari i Gjilanit në Superligën e Kosovës duket se ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë.

Dhe para pushimeve të verës ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shuar temperaturat e larta. Kujtojmë që në merkaton e verës së shkuar, Torasa zgjodhi të vijonte aventurën në Kosovë duke i dhënë fund bashkëpunimit me Tiranën.

Me bardheblutë u paraqit mjaft mirë duke arritur të fitonte edhe një titull kampion. Më parë ka luajtur edhe për Flamurtarin dhe Partizanin, skuadra me të cilat fitoi menjëherë simpatinë e tifozëve.

Postimi i Torasës
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga