Ditën e sotme, Erzeni është ndalur në transfertën e Besëlidhjes me rezultatin 1-1. Shijakasit në fillim e kanë parë veten në disavantazh, por janë rikthyer shpejtë dhe kanë barazuar sfidën, por pa mundur që të kthejnë, duke marrë fitoren.
Megjithatë, nuk ka munguar një reagim në rrjetin social "Facebook". Erzeni shkruan se djemtë dhanë gjithçka kishin për fanellën, por që i bëjnë vërejtje gjykimit, që sipas tyre nuk ishte aspak i drejtë, pasi skuadra vendase është favorizuar në disa raste.
Poll