Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Punime intensive për kompleksin e kuq, nis mbulimi i tribunave

Shkruar nga NEWSPORT

Vijon me ritme intensive ndërtimi i kompleksit të Partizanit në periferi të Tiranës. Është klubi i kuq që ka treguar ecurinë e punimeve përmes një postimi në kanalin zyrtar. Shihet që te tribuna kryesore ka nisur puna për mbulimin e saj me konstruksion metalik.

Përmes një lajmërimi në faqen zyrtare të Partizanit thuhej: "Vijojnë me ritëm të lartë punimet për instalimet dhe pajisjet e Tribunës qëndrore të stadiumit. Tashmë ka nisur montimi i konstruksionit të mbuleses së tribunave".

Presidenti Gaz Demi ka premtuar se në fund të janarit priten së paku të jenë gati terrenet sportive për stërvitje, por nuk përjashtohet edhe mundësia për ndërtimin e stadiumit modest që do të ketë rreth 4 mijë vende.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga