Bylisi nuk ka marrë aspak lajm të mirë së fundmi. Tek ballshiotët është dëmtuar në gju mesfushori Beji Antoni, i cili ditën e sotme është operuar në Tiranë, raportohet në faqen zyrtare të klubit mallakastriot.
Ndërkohë, në fundjavë, Bylisi pret në shtëpi Kukësin, ndeshje e vleshme për javën e 4 të Superiores dhe kjo mungesë nuk është aspak një gjë e mirë për trajnerin Dovedan.
Kujotjmë që deri më tani, mallakastriotët, të rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, kanë arritur të grumbullojnë 4 pikë në 3 javët e para të kampionatit.

Poll