Bruno Telushi dhe Xhuliano Skuka priten të jenë dy lojtarët që do të mbajnë peshë të madhe te Partizani në sezonin e ri futbollistik. Mesfushori vlonjat iu bashkua të kuqve në këtë merkato vere. Pikërisht me të, Skuka ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqen duke u stërvitur.
Ai e ka shoqëruar edhe me një emoji si për të treguar atmosferën pozitive që mbizotëron te 16-herë kampionët e vendit. Kujtojmë që sot Partizani kthehet nga faza përgatitore në Slloveni teksa do të luajë në turin e parë të Conference League kundër Sarbutalos në datën 7 korrik.

Poll