Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Presidenti Duke letër urimi PARTIZANIT: Sukses i merituar në fitoren e ndeshjes për Superkupën e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT

Partizanit fiotoi ditën e djeshme trofeun e Superkupës së Shqipërisë ndaj Kukësit me rezultatin 4-2. Një ndeshje spektakolare që prodhoi shumë emocione dhe 6 gola për 120 minuta.

 I pranishëm në këtë takim ishte dhe presidenti Duka që dhuroi trofeun për Partizanin, ndërsa ditën e sotme me anë të një letre ka uruar ekipi e kuq për fitimin e trofeut.

PRESIDENTI FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT ARMAND DUKA, LETËR URIMI KAMPIONËVE TË SHQIPËRISË PËR SUKSESIN E ARRITUR NË SUPERKUPË

Të nderuar,

Më lejoni të shpreh urimet e mia më të sinqerta për suksesin e arritur nga FK Partizani, sukses i merituar në fitoren e ndeshjes për Superkupën e Shqipërisë, edicioni 2019. Ngritja e trofeut të Superkupës në vigjilje të nisjes së kampionatit, rrit besimin dhe motivimin e të gjithë lojtarëve, stafit por edhe të tifozerisë suaj për një sezon cilësor e të suksesshëm. Në emër edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, sërish i uroj suksese Partizanit më tej dhe rikonfirmoj mbështetjen tonë të plotë për fuqizimin e ekipeve tona dhe mundësimin e të gjitha hapsirave për të rritur lojën e bukur të futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga