Partizani do të luajë sot kundër Astanës, ndeshje e vlefshme për fazën Play-Off të Conference League. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 20:00 dhe është mjaft e rëndësishme për të kuqtë.
Në prag të këtij takimi, menaxheri i njohur Arbi Laçi ka takuar drejtorin e Astanës, Igor Pavlyuk. Ata shfaqen në stadiumin “Air Albania”, ku nuk kanë ngurruar të ndajnë edhe një foto me njëri-tjetrin.
Në këtë fund merkato të verës, mund të ketë lëvizje befasuese falë ndërmjetësimit të Arbi Laçit. Kujtojmë që në këtë sesion, Laçi ka qenë mjaft aktiv duke transferuar lojtarë që kanë shkëlqyer në Superiore në kampionate elitare në Europë.
Kujtojmë që ndeshja Partizani – Astana është programuar të zhvillohet sot në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena” në kryeqytet.
[caption id="attachment_704831" align="alignnone" width="831"] Postimi i Lacit[/caption]