Kridens Meta është prej shumë vitesh pjesë e kolegjiumit të arbitrave në kampionatin shqiptar. Shpeshherë në qendër të kritikave prej vendimeve të tij, por Sektori i Gjykimit në FSHF vijon t’i besojë prej eksperiencës në elitën e futbollit tonë.
Së fundmi, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me Sulejman Starovën. “Bobi” i graduar si drejtor i shkollës së trajnerëve gjendet në ambientet e FSHF-së dhe pikërisht aty, Meta përfiton të bëjë një foto. “Dyshe e frikshme”, shkruan ai në diçiturë duke ngacmuar ndjekësit e tij.
