Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Nënkampion dhe me talente pjesë të Shqipërisë U-15, ekipi i Lushnjes luan në fushë skandaloze

Shkruar nga NEWSPORT

Ekipi U-15 i Lushnjes është një nga ekipet më të mira në zonën e Jugut në vitet e fundit ku kanë marrë pjesë në 6 finale, 3 prej tyre të fituara . Së fundmi Lushnja U-15 ka fituar ndaj moshatarëve të Flamurtarit me rezultatin 4-0.

Ekipi i 15 vjeçarëve edhe pse disa herë në finale të kupave dhe fitues i saj, me talente të shumtë të cilët kanë arritur të luajnë me Kombëtaren U15, nuk janë pranuar të luajnë në Ligën e Profesionistëve.

Lushnja U-15 është ndaluar nga FSHF për të marrë pjesë në në Superligën e të rinjve me arsyen se nuk kanë terrenin e duhur, pavarisht kualiteteve që kanë në ekip.  Trajneri i ekipit të Lushnjes U-15, Judmir Gaxheli i ka ngritur kambanat e alarmit dhe më parë, për kushtet e fushës në të cilën luajnë fëmijët e drejtuar prej tij.

Terreni ku stërviten dhe luajnë fëmijët që janë pjesë e ekipit të Lushnjes U-15, është tejet i vështirë dhe aspak normal për të zhvilluar një ndeshje futbolli. Në një terren ku bari jeshil mungon plotësisht, i gjithi tokë e thatë dhe herë herë me gropa apo beton, nuk mund të jetë kurrsesi vendi ideal për tu stërvitur duke parë efektet negative që sjell në fizikun e lojtarëve.

Në një moment kur FSHF premtonte 100 fusha futbolli vetëm në qytetin e Tiranës, në qytetin e Lushnjes fëmijë të talentuar dhe të apasionuar pas futbollit, ndoshta dhe talente të së ardhmes janë duke e mbyllur karrierën pa e filluar mirë nga kushtet e këqija që kanë.

Marrë shkas nga rezultatet pozitive si dhe grupi me disa lojtarë të talentuar për të ardhmen, të cilët kanë arritur dhe të jenë pjesë e kuqezinjve të vegjël. Një fushë sportive, e njëtrajtshme ku nuk mungon bari jeshil dhe vijëzimet, janë minimumi që mund të kenë.

Pamje ilustruese nga fusha stërvitore.
Pamje ilustruese nga fusha stërvitore.
Pamje ilustruese nga fusha stërvitore.
Pamje ilustruese nga fusha stërvitore.
Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga