Partizani është duke e kryer fazëbn përgatitore në Antalia të Turqisë. Të kuqtë, nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega po vazhdojnë intensivisht sëtrvitjen, pasi kanë filluar që nga dita e djeshme. Tekniku është duke i marrë maksimumin të besuarve të tij, ku paradite stërviten në palestër, e ndërsa pasdite kanë zbritur në fushë, duke kryer seanca të tipit tekniko-taktik, shkruhet në faqen zyrtare të 15 herë kampionëve të vendit.
“Sot grupi ka punuar me një program të ngjeshur duke marrë paradite ngarkesa fizike në palestër, ndërsa pasdite trajneri Gega dhe stafi kanë zbritur në fushë me një tjetër seancë të karakterit tekniko – taktit. Gjendja e ekipit paraqitet shumë pozitive kjo falë edhe kushteve optimale që ofron hoteli “Miracle Resort”. Ekipi do të vijoj të hënën me të njëjtin ritëm stërvitor me dy seanca, respektivisht në 9:30 dhe 15:30 me orën shqiptare”.
Gjithashtu, sikurse newsport.al ka raportuar pak më parë, të kuqtë janë në negociata edhe me mbrojtësin e djathtë të Kamzës, Hektor Idrizaj. Mbetet për t’u parë në vijim si do të shkojë kjo ngjarje.