Tefik Osmani ka postuar një foto në rrjetet sociale ku kthehet pas në kohë, pikërisht kur ishte pjesë e kombëtares shqiptare. Drejtori sportiv i bardhebluve shfaqet në një skuadër me Lorik Canën dhe Igli Taren.
Asokohe ekipi ynë përfaqësues kishte emra të njohur dhe mjaft të spikatur në arenën ndërkombëtare. Në këtë periudhë të vështirë prej pandemisë, Osmani bëhet nostalgjik duke kujtuar kohët kur ai ishte pjesë e fushës së blertë. Në foto janë: (majtas-lart) Lorik Cana, Ilion Lika, Ardian Aliaj, Tefik Osmani, Erion Bogdani, Igli Tare; (majas-poshtë) Redi Jupi, Altin Lala, Elvin Beqiri, Besnik Hasi, Elvin Skela.

Poll