Teuta do presë Vllazninë të mërkurën në orën 16:00. Ndeshja e javës së 22 në Superligë sheh Edi Martinin kundër skuadrës së qytetit të tij, teksa me bregdetarët është bashkuar edhe Sebino Plaku. Sulmuesi veteran nuk ka luajtur asnjë ndeshje për shkak të problemeve fizike.
Plaku duket se është në formë të mirë, duke u stërvitur me ngarkesën maksimale. Pritet që sulmuesi të jetë një vlerë e shtuar për pjesën e mbetur të sezonit. Lojtari u afrua nga Kastrioti në janar, duke mos luajtur akoma me ekipin e ri të Teutës.

Poll