Merr fund pritja, Olivier Giroud ka bërritur pak minuta më parë në Milano. Sulmuesi kampion bote me Francën është afrimi i bujshëm i Milanit në këtë merkato vere pasi dy klubet kanë gjetyr akordin mes palëve.
Kuqezinjtë do të paguajnë dy milionë euro për kartonin e lojtarit dhe Giroud do të kryejë nesër vizitat mjekësore. Pas disa largimeve në këtë merkato, Milani ka nisur nga puna për afrimet dhe sulmuesi francez shihet si një nga blerjet e bujshme për fazën sulmuese.
Poll