Mesfushori i Vllaznisë, Fahrudin Djurdjevic, ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm te klubi shkodran këtë sezon, duke luajtur 31 ndeshje, por duke shënuar vetëm 2 gola. Pasi fituan Kupën e Shqipërisë mbrëmjen e djeshme, fest ate klubi shkodran ishte e madhe.
Madje, Djurdjevic e “teproi” në një moment, pas lag me shampanjë presidentin e klubit, Alban Xhaferi, i cili për një moment nuk e kishte mendjen dhe i erdhi e papritur.
Megjithatë, Djurdjevic nuk ka ngurruar ta postojë këtë moment në Instagram, me diçiturën: “Më fal president”. Gjithçka në kuadër të shakasë dhe duket se festa ka qenë legjitime te Vllaznia, që për të dytin vit rresht, fitoi Kupën e Shqipërisë.

Poll