Lorenc Trashi është grumbulluar përsëri me Kombëtaren për dy ndeshjet e radhës, ndaj Islandës dhe Moldavisë, në data 8 dhe 11 qershor.
Klubi i Partizanit, e uron futbollistin për këtë aventurë të radhës, e duke iu bashkuar kështu edhe Alban Hoxhës në ambientin kuqezi.
Njoftimi i Partizanit:
Lorenc Trashi përfshihet në listën e lojtarëve të ekipit tonë përfaqësues për dy ndeshjet zyrtare eliminatore të EURO 2020, ndaj Islandës dhe Moldavisë në program në 8 dhe 11 Qershor. Kampioni i kuq është ribashkuar sot me ekipin tonë përfaqësues në prag të testit miqësor që të besuarit e trajnerit Eduardo Reja do të zhvillojnë me skuadrën U- 21 në "Elbasan Arena". Trashi i bashkohet kapitenit A. Hoxha duke qenë 2 përfaqësuesit e kampionëve të Shqipërisë në ekipin tonë kombëtar.
Klubi i uron shumë suksese Lorenc Trashit me fanelën e ekipit përfaqësues.
