Sabien Lilaj është përfolur për një rikthim të mundshëm në Superiore. Mesfushori i njohur që spikati me ekipin e Skënderbeut ka mbyllur aventurën jashtë vendit dhe tanimë ndodhet në Tiranë. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, ai shfaqet duke u stërvitur së bashku me Jahmir Hykën. Interesi për shërbimet e tij është i madh.
Partizani dhe Tirana janë në "luftë" për ta rrëmbyer në organikat e tyre. Të kuqtë duken favoritë pasi në stolin e tyre pritet të ulet Ilir Daja, trajner që ia njeh mjaft mirë aftësitë Lilajt. Pritet me interes të shihet se kush do të jetë destinacioni i tij, ndërsa ka nisur stërvitjen në Tiranë për të qenë sa më në formë.

Poll