Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Kukësi fillon stërvitjen në Turqi, verilindorët zbardhin axhendën dhe kujtojnë “Kukës Arena”

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi ka mbërritur mëngjesin e ditës së sotme në Turqi, ku do vazhdojë fazën përgatitore. Verilindorët do qëndrojnë për 2 javë, teksa qytetin e Bolu e kanë përzgjedhur për shkak të kushteve të favorshme klimaterike.

Klubi tregon përmes rrjeteve sociale se gjatë qëndrimit janë programuar 3 takime miqësore. Më pas postimi mbyllet duke kujtuar ndeshje kundër Tiranës, më 20 gusht në “Kukës Arena”. Ky takim çel siparin e Abissnet Superiore 2022/23.

Njoftimi i Kukësit:

Ekipi ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për dy javët në vazhdim.

Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e Bolu, teksa falë kushteve të përshtatshme klimatike, ekipi do të marrë ngarkesën maksimale para fillimit të kampionatit.

Në tokën turke, skuadra jonë do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore, teksa pas dy javësh rikthehet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e parë të Superiores ndaj Tiranës e cila do të luhet në "Kukës Arena”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga