Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Kryesojnë Kategorinë e Parë dhe pretendentë për Superiore, LUSHNJA stërvitet në kushte skandaloze

Shkruar nga NEWSPORT

Ekipi i Lushnjes është një nga ekipet pretendente për tu ngjitur në Superiore sezonin tjetër. Pas 8 javës kampionat, Lushnja ndodhet në vend të parë, në Grupin B të Kategorisë së parë, me 18 pikë.

Gjithësesi rezultatet pozitive të ekipit verdhejeshil, nuk vijnë dhe aq lehtë. Me ardhjen e dimrit dhe fillimin e shirave, kushtet e terreneve sportive bëhen pothuajse të pamundura për të kryer përgatitjet e duhur mbi kampionatin.

Fusha që duhet të shërbej si terren stërvitor për ekipin A dhe ato të moshave, vetëm pak metra larg stadiumit "Roza Haxhiu", tashmë të jep idenë e një "liqeni" nga shirat e shumtë.

Në një intervistë për Top Channel, tekniku i KS Lushnja, Ilir Gjyla u shpreh se këto kushte ishin njësoj si para 20 vitesh dhe i dinte kushtet e vështira që në momentin kur mori përsipër detyrën.

Nga pamjet e kapura, të fushave stërvitore vihet re, gjendja shumë e keqe e tyre, të mbuluara nga balta dhe aspak normale për tu stërvitur.

Foto ilustruese nga fusha stërvitore e ekipit të Lushnjes.
Foto ilustruese nga fusha stërvitore e ekipit të Lushnjes.
Foto ilustruese nga fusha stërvitore e ekipit të Lushnjes.
Foto ilustruese nga fusha stërvitore e ekipit të Lushnjes.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga