Ditën e sotme Shqipëria u prek nga një tërmet i përmasave të mëdha, duke lënë pas vete shumë pasoja. Tërmeti i orëve të para të mëngjesit, la shumë persona në kushte të vështira për kalimin e natës së sotme. Në këto kushte, është klubi i Tiranës që solidarizohet me këtë situatë duke krijuar një kamping solidar për të prekurit nga fatkeqësia natyrore.
Në fushën përballë stadiumit "Selman Stërmasi", janë krijuar të gjithë kushtet e duhura për këdo që dëshiron të kalojë natën aty. Tirana ka siguruar 21 çadra, 100 dyshekë, 150 batanije, veshmbathje si dhe një ton ushqime për këdo që është në nevojë. Gjithashtu është siguruar shërbimi mjekësor nga mjekë italian.
Kampingun e kanë vizituar edhe përfaqësues të lartë, përmendur këtu Prefektja e kryeqytetit apo deputeti Ervin Bushati. Presidenti Refik Halili ka qenë i pranishëm për të ndjekur nga afër situatën. Klubi i Tiranës fton këdo që ndodhet në vështirësi, për të kaluar natën në shtëpinë bardheblu.
Pamje nga kampingu solidar përpara "Selman Stërmasi-t":