
Versioni zyrtar është që portieri Stivi Frashëri ka një problem fizik që e pengon të aktivizohet, por në fakt të gjithë e dinë tashmë që "gardiani" është i pezulluar nga Kukësi për shkak të një konflikti me trajnerin dhe paraqitjes së dobët në ndeshjen ndaj Torpedos.
Por mesa duket "akujt" mes palëve po shkrihen, me klubin verilindor që i ka uruar lojtarit ditëlindjen ditën e djeshme. Një sinjal ky ndoshta nga drejtuesit për ish-portierin e Tiranës që ai vijon të jetë në planet e ekipit. Mbetet për t'u parë nëse Frashëri do të rikthehet në formacion në sfidën ndaj Tiranës, apo tekniku Cungu sërish nuk do t'i besojë atij katërkëndëshin e portës.
[gallery columns="1" size="full" ids="272911"]
Poll