Jasir Asani, lojtari i Partizanit, me anë të një postimi në rrjetin social “Facbook” shkruan se Partizani nuk do të dorëzohet deri në momentin e fundit, kur të fitojë këtë “luftë” për titullin kampion.
“Asgjë nuk përfundon deri në momentin që unë fitoj”, shkruan Asani.
Kujtojmë që deri më tani, Partizani, pas 23 ndeshjeve në Superiore ka arritur të bëjë shumë mirë, ku e udhëheq kampionatin me 49 pikë, 8 më shumë se Kukësi i vendit të dytë dhe 10 më shumë se Teuta e vendit të tretë.
Ndeshja e radhës për të kuqtë do të jetë shumë vendimtare, pasi në “Selman Stermasi”, 15 herë kampionët e vendit do të luajnë derbin e kryeqytetit përballë Tiranës.
