Vasil Shkurtaj vazhdon të stërvitet intensivisht dhe pse akoma pa një ekip. Sulmuesi ka ndarë një foto duke u stërvitur në një nga palestrat e kryeqytetit. 27 vjeçari vazhdon të jetë një lojtarë i lirë dhe pse interesi për shërbimet e lojtarit ka qenë i lartë nga disa ekipe të Superiores.
Shkurtaj me një CV të pasur ka mbyllur sezonin e shkuar me ekipin e Kukësit dhe tashmë është pa kontratë në kërkim të një aventure të re brenda apo dhe jashtë vendit. Sezonin e shkuar ai bëri vetëm 9 paraqitje ku arriti të shënoj 1 gol dhe 1 asist.

Galeria fotografike ()
Poll