Partizani zhvilloi seancën e fundit stërvitore ditën e sotme, pasi nesër do të niset drejt Budapestit. Të kuqtë kanë qenë të plotë në stërvitje, ku ditën e sotme u është bashkuar edhe mesfushori më i ri, Luca Bertoni. Këtë e ka njoftuar klubi në faqen zyrtare të tij.
“Skuadra i ka dhënë fund sot përgatitjeve në prag të takimit të kthimit ndaj Ferencvaros që do të luhet ditën e mërkurë në Budapest . Në urdhrat e Trainerit Sormani sot është vënë edhe përforcimi më i fundit Luka Bertoni. Mesfushori 24 vjeçar ka zhvilluar edhe seancën e parë zyrtare si lojtari më i ri i të kuqve. Ekipi ka kryer seancën e fundit në orën 18:30 në ambjentet e kompleksit sportiv “Internacional Tirana” në Pezë. Të Martën paradite skuadra do ti drejtohet Budapestit”, shkruhej në faqen zyrtare të Partizanit.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.