Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Ish-drejtori i TIRANËS largohet nga Shqipëria, "zbarkon" në Afrikë me mision të veçantë

Shkruar nga NEWSPORT

Arbi Laçi ka udhëtuar drejt Afrikës, teksa në Nigeri do të shikojë disa futbollistë që mund t'i shërbejnë kampionatit shqiptar. Ish-drejtori kampion i Tiranës, tashmë në rolin e menaxherit, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në Nigeri duke vëzhguar nga afër futbollistë të datëlindjes 2002-2005.

Nevoja për cilësi në futbollin shqiptar, ka nxitur 32-vjeçarin që të zbarkojë pikërisht në Afrikë, aty ku talentët janë të shumtë, por që duhet një sy i mprehtë. Pritet me interes të shihet se çfarë futbollistësh do të marrë nën përfaqësimin e tij Laçi, që në këtë merkato vere ishte mjaft aktiv duke ofruar lojtarë në disa ekipe të Superiores.

Postimi i Lacit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga