Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Ia dalin edhe kur Federata i dënon, mesfushori KUQEZI feston fitoren ndaj Migjen BASHËS në mënyrë të veçantë: 26+3

Shkruar nga NEWSPORT

Edhe pse janë penalizuar nga Federata Greke e Futbollit me zbritje prej 6 pikësh, fitorja 2-0 ndaj Arisit të Selanikut e ka gëzuar shumë mesfushorin kuqezi Ergys Kaçe. Ekipi i tij Panathinaikos nuk zhgënjeu tifozët e vet në shtëpi duke siguruar një 3-pikësh të rëndësishëm që i lejon të besojnë deri në fund te pjesëmarrja për vitin e ardhshëm në Europa League.

25-vjeçari e ndau kënaqësinë e fitores duke postuar një foto në "Instagram" me shkrimin "26+3", numrat që mbahen në fanelë nga ai dhe shoku i skuadrës Insua, autorin e golit të dytë.

Këtë sezon, Kaçe ka dhënë një kontribut të madh për "Jeshilët", por ende nuk dihet nëse vitin e ardhshëm ai do të qëndrojë me Panathinaikosin apo do të ndërrojë fanelë. Në Greqi flitet se drejtuesit e Panathinaikosit nuk arrijnë dot ta përballojnë koston e blerjes së tij në fund të sezonit , ndaj mund të zgjedhin rrugën e dhimbshme, por të pakushtueshme për të larguar lojtarin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga